‘Faqja amerikane, parashikim apokaliptik për Shqipërinë’

‘Faqja amerikane, parashikim apokaliptik për Shqipërinë’

11:39, 06/07/2020
A+ Aa A-

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, deklaroi në “Ditari” në A2 se në SHBA ka një parashikim apokaliptik për situatën e koronavirusit në vendin tonë.

“Një faqe amerikane interneti, IHME, bën parashikime se si do të shkojë situata me Covid-19 në vende të ndryshme. Kjo faqe parashikon që në 1 tetor, në Shqipëri do të ketë 1306 vdekje. Është parashikim apokaliptik nëse vazhdohet me këtë keqmenaxhim situate. Nga 16 qershori deri më sot kemi 40 vdekje, më shumë se atëherë kur quhej kulmi i pandemisë”, tha Koduzi.

Po çfarë është IHME?

Bëhet fjalë për Institutin e Vlerësimit dhe të Dhënave për Shëndetësinë, me qendër në SHBA. Instituti merret me përpunimin e statistikave globale në shëndetësi dhe është pjesë e Universitetit të Uashingtonit në Siatëll.

Sivjet IHME publikoi modelin e vdekjeve për pandeminë e Covid-19 në SHBA, që është përshkruar si model me shumë me ndikim dhe ka shërbyer si udhëzues dhe informues për administratën e Donald Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

PATRIOTI DT 9 /07/ 202009/07/2020 11:04

Si mund tju besosh parashikimeve të tilla apokaliptike për Shqipërinë për COVID-19 z. Koduzi që japin faqe amerikane interneti. Ata nuk parashikuan dot se çfarë do ndodhte në vëndin e tyre nga Koronavirusi e jo më të parashikojnë se çfarë do ndodhë në tetor në Shqipëri Të thuash sot z. Koduzi se so vdesin 1600 njerëz në Shqipëri në muajt Tetor- Nëntor nga COVID-19 ke "shpënë ujë në mullirin e Edi Ramës" i cili bëri një parashikim të gabuar në fillim të Pandemisë kur tha që në Shqipëri mund të vdesin me mijra njerëz...

Krist06/07/2020 16:30

Sa te kemi BABEN,ne krye te te gjitha institucioneve ,ne Shqiperi,hic mos e cani koken.Po shkoi puna aq keq,sa e parashikojne frikacaket (pra ata qe kane mend ne koke),Baba jone na shperndan neper vende te sigurta,si Serbia,Rusia,por edhe ne Kine,po qe nevoja,sigurisht ka edhe ndihmen e Aleksandrit (atij te Sorosit).

Messi 06/07/2020 12:43

Periudha apokaliptike per Shqiperine, ka 7 vjet qe ka filluar. Shqiptaret, tani presin takimin me fundin e gremines!

Shto koment

Denonco