‘Prisnim ringjalljen, çfarë lexonim në Bibël ia bënim motrës’, dëshmia e Blerta Josifit

‘Prisnim ringjalljen, çfarë lexonim në Bibël ia bënim motrës’, dëshmia e Blerta Josifit

11:38, 06/07/2020
A+ Aa A-

Eshtë zbardhur dëshmia e Blerta Josifit, e vetmja e mbijetuar e familjes nga tragjedia horror që tronditi Tiranën pak ditë më parë.

Dëshmia e 34-vjeçares, hodhi edhe më shumë dritë për motivet e kësaj ngjarje.

E reja ka deklaruar se së bashku me të ëmën dhe motrën kanë qenë Dëshmitarë të Jahovait që kur ka qenë 18 vjeçe. Më pas frekuentonin Kishën Ungjillore.

Po ashtu, Blerta i ka treguar oficerëve të policisë se dy vite më parë ishin shkëputur edhe prej saj.

“Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

"Ritet e ringjalljes fillimisht i nisi Anisa në fillim të vitit 2019. Qëndroi duke u lutur dhe pa ngrënë gati 2 muaj deri në mars të 2019 ku ra në gjumë të thelle sepse u pushtua nga demonët. Motrën e lyenim me uthull se kështu na mëson bibla jonë”,

Burime zyrtare të policisë konfirmojnë për Abc News, se në shtëpinë e tyre  u gjetën dhe sekuestruan vetëm dy Bibla si dhe fleta të tjera të vogla me shkrime dore.

Sipas ekspertit, në këto copa letrash janë gjetur thënie të shkëputura nga të dyja Biblat. Në disa prej tyre shkruhej për Besimin dhe Ringjalljen. Ndërsa në disa letra të tjera, lutjet dhe veprimet që nënë e bijë u kishin bërë Anisës.

Sipas dëshmisë së Blertës, por edhe në sajë të veprimeve të policisë, hetimet kanë zbuluar se në banesën e tyre nuk ka hyrë ndonjë person i dyshimtë apo i ndonjë prej këtyre dy sekteve fetare.

Në momentin që policia dhe zjarrfikësja hyri në banesën e tyre mbrëmjen e 2 Korrikut dhe nëpërmjet dritares së tualetit, kanë vërejtur se dera e jashtme e banesës ishte e izoluar nga brenda me disa litarë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco