Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Situata tragjike/ Ky është mjeku që ndërroi jetë nga virusi

Situata tragjike/ Ky është mjeku që ndërroi jetë nga virusi

11:20, 06/07/2020
A+ Aa A-

Pas mjekut Arjan Pushi, një tjetër mjek humbi jetën nga koronavirusi i ri në vend, teksa situata po bëhet tragjike. Sot në mëngjes u nda nga jeta mjeku Hysni Shkjau.

Kolegët e tij në Njësinë e Kujdesit Shëndetësor në Pukë i kanë bërë një dedikim online.

“Ndarja nga jeta këtë mëngjes të dr. Hysni Shkjaut na trishtoi pa masë të gjithëve.

Dr. Hysni Shkjau 69-vjeçar nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit të infektivit për kolegun e tyre. Luftonte prej disa ditësh me COVID19 në spitalin infektiv dhe gjendja e tij u rëndua si pasojë e vështirësisë në frymëmarrje dhe disa sëmundjeve bashkëshoqëruese.

Panvarësisht 40 vite eksperiencë, nuk e kishte ndërprerë punën dhe vijonte të shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Pukë i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor dhe për komunitetin,” thuhet në dedikim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco