Vazhdon bilanci tronditës: Vdesin tre pacientë nga koronavirusi

Vazhdon bilanci tronditës: Vdesin tre pacientë nga koronavirusi

10:34, 06/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 3 viktima në 24 orët e fundit dhe 71 raste të reja me koronavirus.

"Në 24 orët e fundit 3 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, mes tyre një mjek 69-vjeçar nga Puka, i cili luftonte prej disa ditësh me sëmundjen në spitalin infektiv.

Dhe dy qytetarë, një 63-vjeçar nga Lezha dhe një 65-vjeçare nga Tirana, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve," deklaroi MSH.

Numri i viktimave shkon në 79: Qarku Tiranë 44, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco