E përplas makina/ Humb jetën këmbësori në Fier

E përplas makina/ Humb jetën këmbësori në Fier

22:36, 05/07/2020
A+ Aa A-

Aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar pak minuta më parë në afërsi të fshatit Zhupan në Fier.

Viktima, P.M, 64 vjeç ka qenë duke ecur anash rrugës kur është goditur fatalisht nga një makinë.

Në drejtimin e mjetit 'Fiat' ka qenë 25-vjeçari me iniciale K.F, i cili është shoqëruar në komisariat.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco