Humb jetën Covid-19 mjeku shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Humb jetën Covid-19 mjeku shqiptar në Maqedoninë e Veriut

18:02, 05/07/2020
A+ Aa A-

Shënohet vìktima e parë në radhët e bluzave të bardha në Maqedoninë e Veriut. Bëhet fjalë për mjekun specialist Arifikmet Deari, 64-vjeç nga Tetova.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka njoftuar se Deari ishte shtruar në spitalin e Shkupit për shkak të probleme neurologjike prej 15 ditësh, dhe më pas ka rezultuar pozitiv edhe me COVID-19.

Maqedonia e Veriut të dielën gjithashtu ka njoftuar edhe për shtatë viktima hga koronavirusi dhe 115 të infektuar.

“Mjeku Deari, i cili kishte vetëm edhe disa muaj deri në pension, është mjeku i parë që ka vdekur nga komplikimet e ka shkaktuara koronavirusi. Shpreh keqardhjen time të thellë për familjen e tij. I bëj thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të ruhet dhe mbrohen në vendet e tyre të punë bazuar në protokollet në fuqi, por edhe jashtë institucioneve shëndetësore.

I bëjë thirrje edhe qytetarëve që të respektojnë masat, të mbrojnë veten e tyre, punonjësit shëndetësor dhe të gjithë të tjetër”, thuhet në reagimin e Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut me koronavirus janë infektuar 540 mjekë apo 9 për qind e të gjithë të infektuarve me koronavirus, raporton REL.

Nga testimi i 66,133 mostrave, të infektuar me koronavirus janë 6,932 persona, prej tyre 334 kanë ndërruar jetë, 3,611 janë ende aktivë, ndërsa 2,987 persona janë shëruar.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco