Kërkim me helikopter nga ajri, kush është narkotrafikanti shqiptar që i iku policisë

Kërkim me helikopter nga ajri, kush është narkotrafikanti shqiptar që i iku policisë

15:51, 05/07/2020
A+ Aa A-

Policia italiane ka arrestuar një narkotrafikant shqiptar në territorin e Policoro, pasi katër ditë më parë i kishte shpëtuar arrestit, duke u fshehur në një lumë midis bimësisë. Bledar Allmuca, 36 vjeç, u ndihmua në arratisjen e tij edhe nga dy bashkëpatriotë që i dërguan ushqime.

Allmuca ishte hetuar nga prokuroria dhe antimafia e Barit në kuadër të operacionit ‘Kulmi’ ku ishte përfshirë edhe prokuroria special antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar në Shqipëri, si edhe ishte në kërkim nga Interpol dhe Eurojust që më 30 qershor vuri në pranga 37 persona banues në Itali dhe Shqipëri, për trafik ndërkombëtar të drogës.  

Bashkë me të u arrestuan edhe dy shqiptarët 30 dhe 23 vjeç të cilët e ndihmuan gjatë arratisjes së përkohshme, të cilët do të akuzohen për favorizim të personave në kërkim.

Ndërkohë që për kapjen e Allmuçës u vunë në dispozicion nga ajri dhe helikopteri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco