Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Daja i vajzave: Takimi i fundit me mbesën para 2 viteve, ç’më thoshin kur u shkoja në shtëpi

Daja i vajzave: Takimi i fundit me mbesën para 2 viteve, ç’më thoshin kur u shkoja në shtëpi

12:53, 05/07/2020
A+ Aa A-

Vëllai i Zhaneta Josifit, Selman Fejzo ka folur në një rrëfim ekskluzivisht për ‘News24’, ndërsa ka treguar detaje nga takimet e tij me motrën dhe mbesat e tij.

Fejzo pohoi se mbesën e tij të ndjerë, Anisa, nuk e kishte takuar që prej 2 vitesh, duke shtuar se nuk ishte të dijeni se çfarë sekti ndiqnin ato konkretisht.

‘Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin ‘Anisa është ne shtëpi, po lexon e po fle’. Nuk na shkonte kurrë mendja qe do ndodhte kjo gjë.

Prej kohesh nuk po kontaktoja dot me motrën. U detyrova te shkoja ne Polici. Motra me vajzën iu përgjigjen thirrjeve te Policisë. Motra dhe Blerta i thane Policisë ‘Jemi ne shtëpi’.

Policia na tha se motra me vajzat ishin mire. Anisen ka rreth 2 vjet pa e takua. Ne shtëpi nuk kemi ndjere kurrë ere te rende. Nuk e kuptojmë arsyen e këtij akti ekstrem’, tha ai. /BW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco