Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Situata jashtë kontrollit/ Mësues dhe policë, 8 raste të reja në Berat

Situata jashtë kontrollit/ Mësues dhe policë, 8 raste të reja në Berat

11:54, 05/07/2020
A+ Aa A-

Është rikthyer sërish me 8 raste të reja në qytetin e Beratit virusi Covid-19. Vetëm sot janë regjistruar 8 raste të reja me Koronavirus,duke e çuar në 16 numrin e rasteve aktive në Berat, shkruan Syri.net.

Njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit. Të infektuarit me Coronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra,ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm. Një çif të moshuarish,përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga komshija e tyre,gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Tiranës.

4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit,që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë. Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes,testet e të cilëve rezultuan "pozitiv" me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

Mjekët epidemiologë të Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik Berat, menjëherë pas konfirmimit të 8 rasteve të reja janë duke kryer hetimin epidemiologjik për gjurmimin e kontakteve të tyre, ndërkoh? që nuk konfirmohet ende numri i tamponeve të marra sot prej tyre në qytetin e Beratit.

Rasti i sotëm me Covid, që i përket punonjësit të policisë, ka vënë në alarm të gjithë DPV-në Berat por nga ana e  DSHP-së konfirmohet se është herët për tu testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të tij të afërta. Po nga kjo drejtori konfirmohet se,ditën e sotme,në bashkëpunim me bashkinë e Beratit,ata do të dezinfektojnë banesa e 8 rasteve të reja që kanë rezultuar sot "pozitiv" në Berat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco