11 në terapi intensive, si është gjendja shëndetësore e të sëmurëve me Covid

11 në terapi intensive, si është gjendja shëndetësore e të sëmurëve me Covid

10:59, 05/07/2020
A+ Aa A-

Në Spitalin Infektiv janë të shtruar 89 paciencientë të sëmurë me koronavrisu. Ndërkohë në krahasim me një ditë më parë kemi një rritje në numrit të pacientëve në terapi intensive nga 8 në 11 këtë të dielë.

ISHP bën me dije se një nga pacientët e shtruar ndodhet në terapi intensive.

“Një lutje për qytetaret të tregojnë kujdes sepse rastet në spitalin infektiv po shtohen ccdo ditë e më tepër dhe me gjithë të shëruarit që kanë lënë spitalin në 24 orët e fundit, aktualisht janë 89 pacientë në spital, 11 prej të cilëve në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rënde“, thuhet në njoftimin e ISHP-së.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë, ndërsa vijojn ëtë jenë aktivë me Covid 1160 qytetarë.

Këtë të dielë në vendin ton ëjanë konfirmuar 74 raste të reja me Covid dhe 2 humbje jete. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skot05/07/2020 11:18

Ne nje situate te tille marja e masave me te rrepta se ne fillim te epidemise duhet te jene me te rrepta.

cak05/07/2020 11:11

Është interesant se si është e mundur që çdo ditë tani po vdesin 2 deri në 4 pacientë në këtë spital, e numuri i të "intubuarve" që janë të sëmurët më rëndë, ngelet i pandryshueshëm nj[ ose dy. A mos janë pralla ato deklarimet se kemi qindra aparate intubimi e në fakt janë vetëm dy, apo vetëm për dy aparate të tilla ka personel të specializuar infektivi ?

Shto koment

Denonco