FOTO/ Mjeti përmbys, përplasja e frikshme e makinave tek Porcelani

FOTO/ Mjeti përmbys, përplasja e frikshme e makinave tek Porcelani

08:17, 05/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në tek kryqëzimi i Porcelanit, në rrugën ‘Hoxha Tahsin’.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer dhe përmbys.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga LSA, dy mjetet janë dëmtuar shumë nga goditja, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur persona të plagosur nga kjo ngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur, që të mund të verifikohet edhe gjendja e drejtuesve të mjetit.

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco