Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Edhe babai i gazetarit të njohur me COVID-19,  i biri bën postimin prekës: Bonu i fortë e çohu nesër…

Edhe babai i gazetarit të njohur me COVID-19, i biri bën postimin prekës: Bonu i fortë e çohu nesër…

08:03, 05/07/2020
A+ Aa A-

Gazetari Berat Buzhala përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ka zbuluar se gjendja e babait të tij, pasi është prekur nga Covid 19 nuk është edhe aq e mirë.

Vetë gazetari, i cili po ashtu ka qenë i infektuar prej disa ditësh tashmë, shprehet se askush nuk duhet ta mendojë se Covid është një shpikje, dhe i bën apel shtetit që të mos jetë më spektator në atë që po ndodh.

Gazetari gjithnjë ka treguar se ka një marrëdhënie të veçantë me të atin e tij, të cilit edhe në këtë moment të vëshirë i kujton se nuk do ta lërë pa e ngacmuar, pasi mbi të gjitha ata të dy janë shok të mirë.

“Bonu i fort e çohu neser. Befasona neve, befasoi edhe mjeket. E di që prapë kam me u marrë me ty, mas shpinës tande, ama gjithashtu e di që ti e ke ditë që unë po merrna me ty dhe veprat tuja. Na nuk jemi babë e djalë, na jemi shokë. Natën prinduc.

(Kurse ju të tjeret që po mendoni që COVID është shpikje me të vertete ju dëshiroj shumë fat. Fat i dëshiroj edhe shtetit që e ka vendosë me e pa si spektatator këtë luftë që tashmë ka fillu.)”, shkruan Buzhala në postimin e tij në rrjetet sociale.

Vetë gazetari ka treguar në rrjetet sociale të gjitha etapat e prekjes së Covid, që nga humbja e nuhatjes, e deri te temperatura apo dhimbjet trupore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco