VIDEO/ Çmenduri! Lamborghini me 236 km/orë në Fier-Vlorë

VIDEO/ Çmenduri! Lamborghini me 236 km/orë në Fier-Vlorë

20:24, 04/07/2020
A+ Aa A-

Policia vijon kontrollet për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Në një njoftim për mediat, blutë e Fierit bëjnë me dije se kanë ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz  “Lamborghini”, i cili po ecte me shpejtësi 236 km/h. Një shpejtësi e papranueshme dhe në kulmin e trafikut, thuhet në njoftimin e policisë.

Po gjatë ditës së sotme policia njoftoi se janë tërhequr 21 leje drejtimin në rrugën nacionale Tiranë-Vlorë.

Njoftimi i Policisë:

Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë - Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.

Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco