Vrau të moshuarën në vitin 2003/ Arrestohet shqiptari në Greqi

Vrau të moshuarën në vitin 2003/ Arrestohet shqiptari në Greqi

19:55, 04/07/2020
A+ Aa A-

Autoritetet greke kanë arrestuar një shqiptar, i cili dyshohet për një vrasje të kryer në vitin 2003.

Shqiptari ishte futur në banesën e një të moshuare dhe pas grabitjes e kishte vrarë duke e goditur disa herë me sende të forta, raporton Syri.net.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në qytetin e Volos, ndërsa në banesën e viktimës plicia kishte gjetur një shenjë gishti e cila u identifikua pas 18 vjetësh.

"Asnjë çështje nuk është e mbyllur për Policinë Greke, pa marrë parasysh sa kohë kalon, nëse nuk hetohet", tha Drejtori i Përgjithshëm Rajonal i Policisë së Thesalisë, Asterios Mantziokas, i cili theksoi se "puna metodike që kryhet çdo ditë në laboratorët e mjekësisë ligjore do të zbulojnë edhe raste të tjera të ngjashme".

Ndërkohë nuk është bërë ende i ditur identiteti i shqiptarit të arrestuar. /A.R, Syri.net

https://www.protothema.gr/greece/article/1023555/volos-tautopoiithike-o-dolofonos-ilikiomenis-18-hronia-meta/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco