Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Plagosen dy punonjës policie në Orikum

Plagosen dy punonjës policie në Orikum

18:37, 04/07/2020
A+ Aa A-

Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur në Orikum teksa motori me të cilin po lëviznin ka dalë nga rruga.

Ata ishin duke lëvizur me një motor të forcave "Shigjeta", ndërkohë sipas informacioneve të para, shkak për aksidentin ka qenë humbja e kontrollit të mjetit.

Dy efektivët janë shoqëruar me urgjencë për në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. 

Ndërkohë, ende nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të efektivëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco