Në gjendje të rëndë te 'Psikiatriku', prokuroria ngre akuzë për Blerta Josifin

Në gjendje të rëndë te 'Psikiatriku', prokuroria ngre akuzë për Blerta Josifin

13:14, 04/07/2020
A+ Aa A-

Paralelisht me nisjen e hetimeve që prokuroria ka nisur për një përfshirje të mundshme të sekteve fetare në ngjarjen e rëndë që ndodhi në familjen Josifi në Kombinat, mësohet se është ngritur akuzë edhe për një nga vajzat e mbijetuara.

Mësohet se zyrtarisht prokuroria ka ngritur akuzë për 34-vjeçaren Blerta Josifi, e cila gjendet ende në gjendje të rëndë shëndetësore dhe psikike në Spitalin Psikiatrik.

Sipas burimeve vajza e mbijetuar akuzohet për “moskallëzim krimi”, por sipas varësisë së hetimeve gjendja penale e saj mund të rëndohet edhe më shumë duke i shtuar akuzën e “bashkëpunimit në vrasje”.

Ditën e premte Zhaneta dhe Anisa Josifi, nënë e bijë, 56 dhe 33 vjeç, janë gjetur të vetë-flijuara në shtëpinë e tyre në Kombinat, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, në një gjendje të rëndë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci06/07/2020 13:02

Prokuroria ka shume per te hetuar nga koka te kembet , e jo te merret me nje fakire qe eshte ne Psikiatri qe ka humbur Nenen e Motren . Lereni te sherohet e ta kaloje kete Drame te rende .

kadri hasbiu05/07/2020 19:08

po komunistet i ndeshkonin ata qe vrisnin veten kshuqe mos prisni te bejn ndryshe me kete rast sa ti kemi ne pushtet rucnat me kompani kesisoj estradash do ndigjojm

cuf dabjoni04/07/2020 19:19

me liber shtepie ku ti kete Olsi e vartesi. fare kri.. kjo eshte viktime e fatit te keq e marrezise se vete. Nuk e shtruan te dermatologjia se e semuri botoksi, por te psikiatria..mira qe nuk i vini rroje te armatosur te dera Lerini ta shpetojne e ishalla i trembet vdekjes. Merruni me kriminelet qe po ileshini te zgjidhur e vrasin. Ne se nuk ndjeni keqardhje ndjeni turp. Çimo kerkojini z. Meta te nderhyj me falje.

cuf dabjoni04/07/2020 13:41

edhe kete se koshim degjuar viktimen fatkeqe ta akuzosh...

Shto koment

Denonco