EMRI/ Humb jetën bariu, detajet e ngjarjes së rëndë

EMRI/ Humb jetën bariu, detajet e ngjarjes së rëndë

12:18, 04/07/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë aksidentale është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Karkanjoz të rrethit të Beratit.

Një bari 50-vjeç,duke kullotur bagëtitë në afërsi të një firme të nxjerrjes së gurit dekorativ, që për momentin nuk janë funksionale, është aksidentuar nga një masiv i madh gurësh.

Masivi i gurëve, që ka zënë poshtë Vladimir Cenon, ka lëvizur pas përpjekjeve të tij për të krijuar një strehë poshtë gurëve për shkak të temperaturave të larta.

Pas goditjes, 50-vjeçari së bashku me masivin e gurëve ka përfunduar në përrua. Zhurma e madhe e masivit shkëmbor në zonë ka nxjerrë jashtë shtëpive banorët e fshatit për të parë se çfarë kishte ndodhur.

Kanë qënë banorët e fshatit Karkanjoz ata që kanë njoftuar policinë, ndërkohë që trupi i pajetë i Vladimir Cenos, që rezulton të jetë shurdh-memec dhe banor i fshatit Peshtan në rrethin e Skraparit,është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco