Koronavirusi bën 'kërdinë' në Bashkinë e Kavajës!

Koronavirusi bën 'kërdinë' në Bashkinë e Kavajës!

11:20, 04/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë raportoi se ditën e sotme janë konfirmuar pozitivë 6 persona në qytetin e Kavajës.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se të 6 rastet pozitive i përkasin administratës së bashkisë së këtij qyteti.

Ndërkohë 5 prej tyre janë vetëkarantinuar në shtëpi, ndërsa një tjetër kërkonte shërbim të specializuar dhe është dërguar në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ende nuk dihet se si janë infektuar punonjësit e kësaj bashkie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco