Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Gazetarja: Do fejohej me një marokene, ja pse Hekuran Billa u kthye 5 ditë para vrasjes nga Belgjika

Gazetarja: Do fejohej me një marokene, ja pse Hekuran Billa u kthye 5 ditë para vrasjes nga Belgjika

17:14, 03/07/2020
A+ Aa A-

Gazetarja: Do fejohej me një marokene, ja pse Hekuran Billa u kthye 5 ditë para vrasjes nga Belgjika

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka zbuluar arsyen se pse ishte kthyer nga Belgjika në Shqipëri.

Lala thotë se Hekuran Billa erdhi në Shqipëri për herë të fundit për të hequr firmën nga çdo biznes të cilin e kishte nënadministrim në Shqipëri do të kthehej në Belgjikë.

Billa kishte një partnere marokene dhe pas kthimit në Shqipëri, do të fejohej me të. Ai erdhi në Shqipëri nga Kosova por 5 ditë pas kthimit u qëllua me 11 plumba brenda makinës luksoze tek Komuna e Parisit.

”Nuk është për t’u habitur, njerëz të cilët ruheshin siç ishte Hekuran Billa, që kishte kryer një vrasje, kishte kryer një pjesë të dënimit. Duke qenë se mes Billës dhe familjes së Prel Markut nuk ishte arritur pajtimi. Përdoren femrat si karrem. Nuk ka ndodhur vetëm këtë radhë, por ndër vite, kur u vra Marsel Sotiri në Durrës. Përdoren dhe femra me titullin e ”Miss” se konsiderohet si mënyra më e lehtë.

Hekuran Billa do të ishte gjallë po të ishte në burg. Vendimi skandaloz e liroi me 5 vite për kusht. U lirua se kishte familjarët të sëmurë, me kusht që të punonte në një postë ndërkohë që kishte biznese. Këto vendime po shkaktojë vrasjet. Billa duhet të kryente dënim prej 25 vitesh, që nuk ka ndodhur, dhe ai është kthyer nga Belgjika, madje aty kishte dhe një partnere marokene që do fejohej. U kthye nga Belgjika nëpërmjet Kosovës, dhe kishte ardhur si një ardhje për të hequr firmën nga administrator në bizneset dhe për të ikur përgjithmonë.

Pastaj, vajza karrem ka pranuar që ka pasur lidhje intime me Sebastian Malin. Nisi komunikimi dhe filloi lidhja intime me 2019. Refuzon të jetë paguar për të nxjerrë në pritë Hekuran Billën. Unë jam e prirur mos i besoj dëshmi të tilla, pasi ka përgjime ambientale që flasin kundër dëshmisë, alibisë së vajzës dhe Sebastian malit.”- tha Lala.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco