'Humba familjen'/ Flet vajza e mbijetuar e tragjedisë tronditëse

'Humba familjen'/ Flet vajza e mbijetuar e tragjedisë tronditëse

15:15, 03/07/2020
A+ Aa A-

Blerta është e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi, të cilën e kanë ndjekur tragjeditë që prej vendit të origjinës, Përmeti.

Fillimisht vrau veten babai duke u hedhur nga pallati për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të furnizuar familjen me para sepse ishte invalid.

Në këto kushte, familja u transferua në Tiranë për një jetë më të mirë, por këtu janë indoktrinuar nga një organizatë fetare.

Burime nga policia bëjnë me dije për abcnews.al se Blerta Josifi është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe gjendet e shtruar në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, ndërsa mësohet se ajo është e vetëdijshme dhe reagon duke qarë vazhdimisht.

“Kam humbur familjen”, është shprehur ajo duke vijuar të qajë.

Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.

Dyshohet se Anisa Josifi ishte e vdekur prej disa muajsh në shtëpi, ndërsa nëna dhe motra e kishin lyer me uthull dha vaj ulliri duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta.

Anisa është gjetur në krevatin e saj në shtëpi, kurse trupi i Zhaneta Josifit u gjet e shtrirë në dysheme. E shtrirë në dysheme u gjet edhe Blerta Josifi, por për fat të mirë ajo është jashtë rrezikut për jetën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Don03/07/2020 17:13

Gazeta jepni fakte dhe jo opinione per fakte. Nuk dihet nese jane indoktrinuar nga nje organizate fetare sic 'faktoni' ju! Sigurisht duhet ndjekur linja pasi vajza e mbijetuar dhe fwinjet thone qe kane qene pjese e nje kulti fetar e njekohesishz ky kult e mohin qe te kene qene zyrtarisht pjese e tyre (e kjo nuk e mohon faktin sepse dikush mund te jete pjesemarres e njekohesisht jo anetar i nje kulti, aq me shume qe kulti ne fjale njihet botërisht per vizitat dere me dere per te shpërndarë mesazhin e tyre. Por, nuk mund te aludohet pa fakte! Asnje kult ne Shqiperi, perfshire edhe ate ne fjale, nuk predikon vetvrasje! Sigurisht ka persona qr ne momente delikate mund te perceptojnë nje mesazh fetar ndryshe nga sa ka pasur qellimin, porse kjo nuk mund te fajesoje mesazhin apo predikuesin. Gjithashtu, vetëvrasje ka pasur vazhdimisht me shqiperi por nuk u i fakesua ateozmi i tyre per depresionin. Sigurisht, ka pasur grupime fetare te te gjitha aneve te cilët, ne radikalizmin e tyre, kane predikuat vetvrasjen - nga fondamentalismi islamik, tek John Smith e David Koresh protestant. Por keta jane grupime te veteperjashtuar e nuk mudn te njesohen me vete fene. Edhe ne nje rast te tille si ky ne Tiranë nul mund te njesohet me fene ne pergjithesi apo predikimin e parajsen, porse duhet ndjekur si lajm per te pare nese 1) ka pasur ndonjë mesazh predikimi qe mund te jete keqkuptuar (shtyrje e paqellimte) apo ndonje grup brenda kultit qe ka pasur shtysa radikale. Sidoqoftë, nuk duhet harruar thelbi: varfëria e tejskajshme në këtë vend është një burim kryesor vetvrasjesh dhe krimesh ne familje. Shteti por dhe kultet fetare kane deshtuar te ofrojne shpresen e duhur. Te paret nuk kane ofruar shpresen per punë, te dytet deshiren e kembenguljen per te punuar (lufta ndaj pertacise dhe turpit per te punuar disa lloj punesh)

Shto koment

Denonco