Merr flakë makina në Tiranë Foto ilustruese

Merr flakë makina në Tiranë

14:08, 03/07/2020
A+ Aa A-

Shkrumbohet nga flakët makina e dytë sot në Tiranë, ajo ka marrë flakë teksa po ecte në rrugë.

Fatmirësisht drejtuesi e ka ndaluar mjetin duke bërë të mundur daljen shpejt prej tij.

Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur fikjen e plotë.

Njoftimi:

Më datë 03.07.2020, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marr flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco