Pastori i njohur Akil Pano: Ngjarja makabre në `Kombinat` kamuflim, të thellohen hetimet

Pastori i njohur Akil Pano: Ngjarja makabre në `Kombinat` kamuflim, të thellohen hetimet

12:07, 03/07/2020
A+ Aa A-

I ftuar në studion e “ABC News” ishte pastori Akil Pano i cili foli për ngjarje e rëndë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Pano u shpreh se kjo ngjarja ka kalur kufijtë e të paimagjinueshmes.

“Ka përshtypjen se shumë elementë të kësaj ngjarje makabre janë përtej të imagjinueshmë. Mbase një pjesë të mirë të ngjarjes në akoma nuk e njohim. Religjioni, judeokristian e shikon vetëvrasjen si një mëkat të rëndë. Vetëvrasja shihet si dhunimi i vullnetit të Zotit mbi shenjtërinë e jetës”, u shpreh ai.

Gjatë intervistë Pastori i shpreh se ngjarja është tronditëse, tejet dramatike, ndërsa shtoi se ngjarja duket një lloj kamuflimi për të mbuluar vetëvrasjen si mëkat, duke jetësuar mosveprimin për tu ushqyer. Ai gjithashtu shtoi se hetimi duhet të vazhdojë, nëse kanë qenë pjesë e një grupimi fetar.

“Duket një lloj kamuflimi për të mbuluar vetëvrasjen si mëkat, duke jetësuar mosveprimin për tu ushqyer. Mosveprimi për tu ushqyer do ti çonte në mënyrë graduale drejt vdekjes së sigurt.

Këto zonja bashkë me mamanë e tyre direkt sikur kanë pasur një plan. Një lloj përpjekje për mos ta cilësuar si një mëkat. Pavarësisht formës është mëkat. Është jashtë çdo lloj imagjinate që trupi të mbahet në shtëpi.

Njerëzit në vendin tonë duhet të çmojnë jetën. Edhe njerëz që nuk besojnë fare e shikojnë largimin nga kjo jetë si rrugëdalje nga humbja.

Këta individë kanë jetuar të izoluar. Problematika tjetër është humbja e konceptit komunitar. Duket që ka qenë një vdekje e paralajmëruar,  ata e kanë mirë menduar se si do të vijojë ngjarja. Unë besoj që varfëria, dëshpërimi, në vendin tonë janë fenomene që do të çojnë në rritje të këtyre rasteve.

Në vendin tonë do të doja që të kishim psikologë klinikë. Kjo është një gjë që duhet të hetohet. Nëse kanë qenë pjesë e një grupimi fetar, hetimi duhet të vazhdojë atje. Kjo është një kronikë e paralajmëruar krimi për raste të tjera. Duket sikur janë përpjekur të kamuflojnë aktin e vetëvrasjes”, tha më tej ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco