COVID-19/ Shtohen rastet tek ‘Infektivi’, si është gjendja shëndetësore e 80 pacientëve

COVID-19/ Shtohen rastet tek ‘Infektivi’, si është gjendja shëndetësore e 80 pacientëve

11:10, 03/07/2020
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e sotëm njoftoi se gjendja në spitalin Infektiv është rënduar.

Te “Infektivi” po trajtohen 80 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 tjetër pacient është i intubuar.

Ndërkohë në 24 orët e fundit 90 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë. Kështu, numri total i të infektuarve shkon në 2,752.

Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën 3 persona të tjerë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco