Tragjedia ne kombinat, stabilizohet gjendja shëndetësore e 34-vjeçares, transferohet te psikiatria

Tragjedia ne kombinat, stabilizohet gjendja shëndetësore e 34-vjeçares, transferohet te psikiatria

10:17, 03/07/2020
A+ Aa A-

Blerta Josifi 34 vjeç, ka dalë nga gjendja e rëndë shëndetësore, pasi u gjet në banesë pranë nënës dhe motrës së saj, të dyja të vdekura.

Ajo ka shkuar ditën e djeshme në urgjencën e QSUT ku i janë kryer të gjitha ekzaminimet.

Ajo më pas është transferuar në shërbimin e urgjencës psikiatrike, ku gjendja e saj është më e qetë.

Motra 30 vjeçe dhe Nëna 56 vjecare saj janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa 34 vjeçarja është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares, shtetasi S.F i cili më datë 02.07.2020, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se në rrugën "Hamdi Cenoimeri" se motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Gruaja dhe dy vajzat e saj kishin tre ditë që nuk kishin komunikuar dhe kjo kishte nxitur vëllanë e 56-vjeçares të kërkonte ndihmë policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco