Kultivimi i bimëve narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

Kultivimi i bimëve narkotike, dy të arrestuar në Vlorë

09:38, 03/07/2020
A+ Aa A-

Janë arrestuar dy persona në Vlorë për shkak se kishin kultivuar bimë narkotike.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. Z., 63 vjeç, pronari i tokës dhe kushëririn e tij, shtetasin K. Z., 22 vjeç, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme”.

Ja njoftimi i plotë:

Vlorë

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara disa bimë kanabis midis vreshtave në afërsi të një banese në fshatin Mërtiraj të Selenicës.

Në përfundim të veprimeve operacionale dhe hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sh. Z., 63 vjeç, pronari i tokës dhe kushëririn e tij, shtetasin K. Z., 22 vjeç, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco