Qëllon ti vrasë të gjithë, një i vdekur 5 të plagosur

Qëllon ti vrasë të gjithë, një i vdekur 5 të plagosur

09:12, 03/07/2020
A+ Aa A-

Një person ka ndërruar jetë në një plagosje me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit. Të plagosur sipas policisë ishin gjithsej gjashtë persona, raporton Gazeta Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti. “Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco