E tërë familja predikues/ Babai i vajzave të vetflijuara, themelues i Jehovait në Përmet

E tërë familja predikues/ Babai i vajzave të vetflijuara, themelues i Jehovait në Përmet

23:06, 02/07/2020
A+ Aa A-

Babai i vajzës që u gjet gjysmë e dekompozuar, njëkohësisht bashkëshorti i Zhaneta Josifit, kishte ndërruar jetë para pesë vitesh.

Nga informacionet e fundit, mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndonëse kishte profesion mësues.

Nga dëshmitarë të shumtë, ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit, ku pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit.

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

Anisa Josifi, 30-vjeç është gjetur gjysëm e dekompozuar, ndërsa nëna me motrën e saj e kishin lyer me vaj dhe uthull që të mos përhapej era e keqe.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi u shpreh se në trupin e tyre nuk janë gjetur shenja dhune por ato kishin qëndruar pa ushqyer.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco