Në shtëpinë ku u vetëflijuan gratë/ Ishin lyer me vaj dhe uthull ….

Në shtëpinë ku u vetëflijuan gratë/ Ishin lyer me vaj dhe uthull ….

22:53, 02/07/2020
A+ Aa A-

ABC News ka qenë pranë shtëpisë ku nënë e bijë u vetëflijuan në distancë kohore disa javëshe nga njëra-tjetra. Ata mbanin perdet të mbyllura duke penguar kështu pamjen nga banesat përreth.

Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa u gjetën pa shenja jete, ndërsa motra e saj Blerta është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se Anisa kishte vdekur para disa javësh, pasi trupi i saj u gjet i dekompozuar dhe i mbuluar me batanije.

Fqinjët kanë treguar për mikrofonin e ABC Neës se vajzat dhe nëna e tyre kishin qëndruar të izoluara përgjatë kohëve të fundit, duke mos pranuar të kishin kontakt me njeri.

Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se në momentin që kanë mbërritur ekspertët, kanë gjetur viktimat të lyera me vaj e uthull dhe gjëra të tjera të lëngshme. Dyshohet se ata e kishin lyer trupin e të ndjerës për të mos lejuar përhapjen e erës në banesat ngjitur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco