Vajza e vdekur prej dy javësh, nëna priste të ringjallej

Vajza e vdekur prej dy javësh, nëna priste të ringjallej

21:33, 02/07/2020
A+ Aa A-

Mësohet se vajza e Zhaneta Josifit, e gjetur e pajetë në banesën e saj në Kombinat,  kishte vdekur rreth dy javë më parë dhe e ëma e priste që të ringjallej, ndërkohë që jo me fjalë të njëjta por që nënkuptohej diçka e tillë është bërë edhe nga shefi i poliëisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Mësohet se Anisa Josifi 30-vjeçe është gjetur e dekompozuar nën batanije ndërsa e ëma dhe e motra janë gjetur pranë saj, e para e pajetë, ndërsa e dyta në gjendje kritike ku ndodhet në spital.

Gratë mësohet se ishin ndjekëse të sektit “Jehovaj” ndërsa ngjarja makabre është zbuluar nga poliëia pas alarmit që ka ngritur i vëllai i 56-vjeçares dhe daja ion dy vajzave.

Ndërkohë, mbetet mister rreth shkaqeve të vdekjes së Anisës, 30-vjeçe, pasi bëhet fjalë për dy javë më parë sipas të dhënave të raportuara deri më tani, duke ngritur dyshime nëse bëhet fjalë për një vetëflijim apo vrasje.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco