Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Drejtori i Policisë: Njëra vajzë u gjet e mbështjellë me …

Drejtori i Policisë: Njëra vajzë u gjet e mbështjellë me …

21:29, 02/07/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, ka zbuluar të tjera detaje  trishtuese mbi vdekjen e dyfishtë të nënë e bijë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku u gjetën pajetë 56-vjeçarja, Zhaneta Josifi si edhe vajza e saj, 30-vjeçarja Anisa Josifi.

Ndërkohë që vajza tjetër, Blerta Josifi, 33-vjeçe u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Sipas Jaupit, vajza e pajetë është gjetur e mbuluar me jorgan në një divan, ndërkohë që vajza tjetër është gjendur në gjendje kritike për jetën.

Jaupi tha se të dyja ishin të arsimuara, por të papuna.

Në apartament po ashtu janë gjetur edhe shënime të ndryshme fetare, ndërkohë që dyshohet për një vetëflijim.

Po ashtu sipas Jaupit, gratë ishin të paushqyera.

Deklarata e Rebani Jaupit: Vëllai i viktimës ka njoftuar se nuk ka pasur kontakt prej tre ditësh me motrën dhe dy mbesat, që nuk i përgjigjen në telefon. Është njoftuar zjarrfikësja.

Kemi hyrë nga dritarja e tualetit të banesës. Sapo hymë në banesë konstatuam të zonjën e shtëpisë të vdekur, një nga vajzat në gjendje kritike dhe në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe me jorgan vajza tjetër 30 vjeçare pa shenja jete.

U krijua grupi hetimor dhe po kryhen veprime në vendngjarje.

Paraprakisht eksperti konstatoi se dy viktimat nuk kanë shenja dhune dhe mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Paraprakisht, mendohet për një vetëflijim, nuk kanë shenja. Kemi gjetur shënime të ndryshme, fetare. Do të bëhet ekspertimi i telefonave dhe kompjuterave që janë gjetur në banesë. Vajzat të dyja të arsimuara dhe kanë qenë të papuna. Ka shenja të mosushqyerje të ditëve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco