EMRAT/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë, shpëton vajza tjetër, por...

EMRAT/ Nënë e bijë gjenden të pajeta në banesë, shpëton vajza tjetër, por...

20:36, 02/07/2020
A+ Aa A-

Ndërsa nënë e bijë, përkatësisht 56 dhe 30 vjeç në zonën e Kombinatit në Tiranë u gjetën të pajeta bredna banesës së tyre, mësohet se rëndë në spital është edhe vajza tjetër e familjes.

Ndërkohë Syri.net ka mundur të zbulojë emrat e dy viktimave.

Zhaneta Josifi dhe Anisa Josifi janë gjetur të pajeta. Ndersa vajza që është gjallë por në gjendje të rënduar shëndetësore në spital quhet Blerta Josifi.

Dyshimet e para janë për një vetflijim, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën "Hamdi Cenoimeri", motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës. 

 Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikses  dhe pasi kanê hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar .

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco