Tonelata me kanabis nga Shqipëria, burg për 8 pjesëtarë të bandës italo-shqiptare

19:12, 02/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për 8 personat e arrestuar nga operacioni italo-shqiptar “Kulmi”.

Në qeli janë lënë  Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç dhe Orhan Duçellari, 46 vjeç.

Për dy personat e pa arrestuar, Elton Hamza, 37 vjeç dhe Robert Myftari, 47 vjeç, Gjykata caktoi masën “arrest ne burg” në mungesë.

Të gjithë janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3,5 tonë kanabis dhe një sasi e konsiderueshme kokaine me vlerë 40 milionë euro. 37 urdhër arreste u ekzekutuan në të dyja vendet ndërsa në qytetin e Vlorës u sekuestrua edhe një gomone. Hetimet në Shqipëri nuk do të ndalen me kaq. Kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi shtrirje të tyre edhe në instancat shtetërore.

Baza e grupit kriminal për trafikun e drogës, nga hetimet ka rezultuar Vlora dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga deti Adriatik por edhe në rrugë tokësore, përmes rulotëve dhe mjeteve të tjera.

Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest ne burg” për 8 personat e arrestuar nga operacioni italo-shqiptar “Kulmi”. Në qeli janë lënë  Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç dhe Orhan Duçellari, 46 vjeç.

Për dy personat e pa arrestuar, Elton Hamza, 37 vjeç dhe Robert Myftari, 47 vjeç, Gjykata caktoi masën “arrest ne burg” në mungesë.

Të gjithë janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3,5 tonë kanabis dhe një sasi e konsiderueshme kokaine me vlerë 40 milionë euro. 37 urdhër arreste u ekzekutuan në të dyja vendet ndërsa në qytetin e Vlorës u sekuestrua edhe një gomone. Hetimet në Shqipëri nuk do të ndalen me kaq. Kreu i SPAK, Arben Kraja, paralajmëroi shtrirje të tyre edhe në instancat shtetërore.

Baza e grupit kriminal për trafikun e drogës, nga hetimet ka rezultuar Vlora dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga deti Adriatik por edhe në rrugë tokësore, përmes rulotëve dhe mjeteve të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco