Policia shpall në kërkim shkodranin/ Siguroi makinën që u vra Hekuran Billa

Policia shpall në kërkim shkodranin/ Siguroi makinën që u vra Hekuran Billa

16:35, 02/07/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim personin e fundit, të dyshuar si bashkëpunëtor në ekzekutimin e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e “Komunës së Parisit”.

Burime zyrtare pranë grupit hetimor bëjnë me dije për ABC News, se i kërkuari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për shkak të hetimit, është nga Shkodra dhe dyshohet të jetë personi që ka siguruar makinën e përdorur nga autorët pasi dogjën mjetin Mercedes Benz, të përdorur në ngjarje. Deri në këtë fazë hetimi, ky person është i fundit i shpallur në kërkim.

Si të akuzuar për vrasjen e Billës, në qeli ndodhen Viktor Marku, që sipas prokurorisë është personi që e ka qëlluar. Ai është vëllai i Prel Markut, i vrarë në Angli në vitin 2006 nga Hekuran Billa. Me masë arrest në burg ndodhet edhe Sebastian mali, nipi i Viktor Markut, si dhe Adiola Lakra, vajza që dyshohet të ketë nxjerrë Billën në pritë.

Dy ditë më parë, policia vuri në pranga edhe 33 vjeçarin nga Shkodra, Gjekson Pusi. Për grupin hetimor, ai dyshohet të ketë qenë shoferi në mjetin Mercedes Benz të përdorur në vrasje, ashtu edhe në mjetin tjetër me të cilin autorët janë larguar nga Peza e Vogël. Për prokurorinë, shkak i vrasjes së Hekuran Billës është gjakmarrja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco