EMRAT/ Gjykata merr vendimin për 8 të arrestuarit që transportonin drogën drejt Italisë

EMRAT/ Gjykata merr vendimin për 8 të arrestuarit që transportonin drogën drejt Italisë

15:31, 02/07/2020
A+ Aa A-

Gjykata ka vendosur arrest me burg për tetë personat që vepronin si pjesë e grupit kriminal në fushën e trafikut ndërkombëtar të drogës. Disa prej të arrestuarve janë identifikuar si: Julian Bejdollari, 43 vjeç; Aurel Kalari, 53 vjeç; Ilirjan Zaimi, 51 vjeç; Mariglen Duçellari, 65 vjeç; Kleo Bregu, 55 vjeç; Rexhino Muçaj, 25 vjeç; Alban Koshi, 53 vjeç; Orhan Duçellari, 46 vjeç;

Ndërkohë janë shpallur në kërkim Elton Hamza, 37 vjeç; Robert Myftari, 47 vjeç, të njohur ndryshe si “kokat e grupit”.

Dy ditë më parë, operacioni i Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare me një skuadër të përbashkët investigative çoi në arrestimin e 37 personave mes Italisë e Shqipërisë. Mësohet se hetimet kanë nisur prej disa muajsh, dhe ka pasur një bashkëpunim dhe me SPAK për finalizimin e tij në Shqipëri.

Deri më tani në Shqipëri, nga Policia e Shtetit, gjatë orëve të para të mëngjesit janë kapur 10 pjesëtarë të grupit kriminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga palicia është zbuluar në një magazinë në Vlorë një gomone me dy motorrë të fuqishëm e cila dyshohet se përfitohej nga grupit kri.minal për transportin e drogës, sipas burimeve ky grup ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e drogës që prej vitit 2015.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco