Me makinat plot klandestinë, prangosen 3 të rinj nga Tirana

Me makinat plot klandestinë, prangosen 3 të rinj nga Tirana

15:16, 02/07/2020
A+ Aa A-

Tre të rinj nga Tirana u arrestuan nga policia e Korçës për dhënie ndihme ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Të arrestuarit janë

- K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë.

- R. R., 29 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

-K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Tre të rinjtë u kapën duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ncnc02/07/2020 17:10

Ku e keni frontex?

Ncnc02/07/2020 16:42

Ku e keni frontex?

Shto koment

Denonco