COVID-19/ Dy raste të reja, si u fut koronavirusi tek familja në Patos

COVID-19/ Dy raste të reja, si u fut koronavirusi tek familja në Patos

12:09, 02/07/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 82 raste të reja me koronavirus. Nga këto raste, dy të infektuar u konfirmuan në Fier.

Mësohet se dy rastet e reja janë të vatrës në Patos. Bëhet fjalë për bashkëshortin e gruas 50-vjeçare që është infektuar më herët, dhe nusja e djalit.

Po ashtu mësohet se, nga 4 persona në këtë familje, vetëm mbesa është negative për Covid-19. Dyshohet se virusi është marrë nga nusja që shoqëroi të atin ne QSUT, ku ai ndodhej i shtruar para disa ditësh.

Nusja ndërkohë është infermiere në urgjencën e spitalit të Fierit ,por ka qene me leje për shkak të sëmundjes së të atit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco