BE ndihmon Kosovën, Apostolova: Nëse COVID-19 përhapet më shumë rrezikohet kolapsi i sistemit shëndetësor

BE ndihmon Kosovën, Apostolova: Nëse COVID-19 përhapet më shumë rrezikohet kolapsi i sistemit shëndetësor

11:39, 02/07/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian në Kosovë, Natalia Apostolova në rastin e një dorëzimi të donacionit prej 800-mijë euro të vendosur në dispozicion nga BE-ja në luftën kundër pandemisë ka apeluar fort që qytetarët të ruajnë distancimin  social.

Masat duhet të respektohen sepse sistemi spitalor i Kosovës nuk është i përgatitur të përballojë një numër të lartë infektimesh.

‘BE-ja e di që sistemi spitalor Kosovar nuk është i përgatitur të presë një numër të lartë infektimesh, ndihmesa jonë do të vazhdojë me mjete dhe shuma monetare, por mënyra më e mirë është që të respektojmë udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik të ruajmë veten dhe njerëzit tanë’.- tha e dërguara e BE-së në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj falënderoj për ndihmesën e madhe që BE –ja po u jep popullit të Kosovës në përballjen më pandeminë që ka kërcënuar botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco