Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shqipëria izolohet plotësisht dhe nuk mund të shërbejë as si vend tranzit

Shqipëria izolohet plotësisht dhe nuk mund të shërbejë as si vend tranzit

11:30, 02/07/2020
A+ Aa A-

Dita e djeshme shënoi dhe hapjen e kufijve të Bashkimit Europian, i cili lejon kalimin lirisht të njerëzve midis vendeve anëtare të tij si dhe një listë shtetesh që BE i konsideron të sigurtë në raport me pandeminë e koronavirusit, në këtë listë vihet re që përjashtohet vendi ynë.

Qytetarëve shqiptarë u ndalohet kalimi në vendet e BE-së si dhe anasjelltas. Madje Shqipëria nuk mund të shërbejë as si pikë kalimi tranzit për qytetarët europianë që synojnë të shkojnë në Greqi. Kjo situatë e izolon krejtësisht vendin tonë dhe i jep një goditje të fortë industrisë së turizmit, e cila është e varur në mënyrë substanciale nga lëvizja e lirë.

Në Kapshticë kanë mundur të kalojnë vetëm shqiptarë banues në Greqi, të pajisur me dokumentet përkatëse, që vërtetojnë se iu është dashur dalja drejt Greqisë, apo edhe mjetet e transportit të mallrave. Qarkullimi është i mbyllur edhe për qytetarët me pasaporta biometrike.

Shtetas të huaj kanë tentuar të kalojnë në Kapshticë ditën e sotme tranzit për në Greqi, por edhe këtyre të fundit u është ndaluar hyrja. Turistëve francezë dhe zvicerianë u është dhënë shpjegimi nga pala greke se hyrja është e ndaluar prej situatës të krijuar nga Covid-19.

Qytetarëve të Bashkimit Europian u është bërë me dije se mund të kalojnë nga aeroportet ose nga një pikë kufitare në Sofje. Situata është bërë mjaft e paqartë për shtetasit e huaj, pasi janë detyruar të udhëtojnë deri në Kapshticë dhe dita-ditës marrin përgjigje të ndryshme./faxweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku05/07/2020 17:34

Edvin krimi ja arriti qëllimit të tij për ta izoluar Shqipërinë. Ai ka gënjyer e vazhdon të gënjejë mbi shifrat e pandemisë. Edvini nuk raportonte vdekjet nga kovid19, duke jusifikuar për patollogji të tjera shoqëruese, tip majasëll, thoi i gishtit të vogël në mish, prostatë ... etj, për të zvogëluar numrat. Sot ndodh e kundërta, kë të besojmë, Edvinin dje api Edvinin sot? Qëllimi i kësaj sjelljeje është i qartë, Mbyllja e kufijve, rrënimi i ekonomisë, rrënimi i turizmit. Kjo i shërben dy strategjive. Së pari korrja e kanabisit që ka mbuluar gjithë Shqipërinë, si kurrë ndonjëherë, helbete, vit elektoral, i duhen lekët për çunat problematikë të Damianit, nuk do dëshmitarë turistë të huaj, nuk do incidente të turistëve me policët që ruajnë dhe korrin kanabisin. Së dyti, kërkon të falimentojë të gjithë operatorët ekonomikë të vegjël e të mesëm, qëllimi ta përqëndrojë tërë ekonominë në duart e një grushti të besnikëve të vet, duke blerë gjithçka të falimentuar për 5 pare spec. Kot nuk u turr për prishjen e ndërtimeve "pa leje" në prag sezoni. Këto gjëra Luli duhet ti denoncojë me gjithë bateritë e opozitës, sidomos ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër Luli është i zënë të premtojë se çfarë do bëjë qeveria e tij kur ai të marrë pushtetin, më 36 gusht, kur të piqen rrusht... Ne jemi në një emergjencë kombëtare e ndërkombëtare, zi e ma zi nuk ka si bëhet, nuk ka kohë me prit sa të mblidhet kanabisi, duhet vepruar sot. Me 10 miliardë € të kanabisit dhe me izolimin e plotë të vendit, nuk ka asnjë lloj shansi që opozita e bashkuar ose edhe e përbashkuar po desh, të rrëzojë Edvin kriminelin. Ai arrin të blejë jo vetëm votat, por edhe çdo lloj "vëzhguesi ndërkombëtar" tip Gigi Sorecca & CO, madje edhe opozitën e vjetër, skurse bëri me "opozitën e re" pjerdhamentare.

Shto koment

Denonco