Policia e mbylli në shtëpi, ai hidhej nga dritarja e vidhte fshatin tërë natën

Policia e mbylli në shtëpi, ai hidhej nga dritarja e vidhte fshatin tërë natën

11:10, 02/07/2020
A+ Aa A-

Një i ri nga fshati Mengël i Elbasanit, O.Sh, 19 vjeç, duket se ka preferuar më shumë qelitë e burgut sesa arrestin e shtëpisë.

Gjykata e Elbasanit i kishte dhënë masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" sepse ishte kapur me armë të ftohta, por O.Sh ishte I zënë me punë të tjera dhe nuk mund të rrinte mbyllur brenda.

Policia njoftoi se kishte marrë informacion se 19-vjeçari nuk e zbatonte vendimin e Gjykatës, ndaj dhe e kontrolloi shtëpinë e tij, por nuk e gjeti brenda.

U deshën shumë kontrolle, që Policia e Elbasanit të zbulonte vendin ku ndodhej O. Sh dhe faktin se ai ishte edhe autori i dy vjedhjeve në fshat.

Më datë 27 qershor 2020 në Mengël, ai kishte vjedhur duke i thyer lokalin bashkëfshatarit K. M, mallra të ndryshme me vlerë 20.000 lekë.

Më hëret, më datë 17 qershor 2020, po në fshat, kishte tentuar të vidhte magazinën e një tjetër fshatari të vet, P. D.

Kqësisoj, 19-vjeçari përfundoi këtë radhë në qeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco