Kërkojnë diplomat, studentët e Ekonomikut protestë te Dekanati

Kërkojnë diplomat, studentët e Ekonomikut protestë te Dekanati

09:13, 02/07/2020
A+ Aa A-

Studentët e Ekonomikut kanë njoftuar një protestë ditën e sotme në orën 09:30 për pajisjen me diplomën e ciklit master.

Janë rreth 315 studentë që kanë mbetur peng të një mosmarrëveshje mes Rektoratit dhe Dekanatit të Fakultetit të Ekonomikut.

"Studentët do të kërkojnë nga Dekani të dorëzojë emrat e tyre sipas procedurës, fillimisht te Rektorati dhe pastaj të vazhdojë procedura në QSHA" shkruan Ora.

Studentët e Fakultetit Ekonomik kanë dorëzuar më herët në rektoratin e Universitetit të Tiranës një peticion ku kërkojnë të pajisen më diplomat e studimeve master. 

Rektorati i Universiteti të Tiranës ka reaguar në lidhje më këtë çështje dukë deklaruar se procesi i dorëzimit të emrave ka qenë i paligjshëm ndaj edhe i ka kthyer diplomat përsëri në fakultet pas 6 muajsh pritje.

Aktualisht çështja e diplomave të Fakultetit Ekonomik është në gjykatë, pasi rektorati pretendon se Fakulteti dhe QSHA kanë shkelur ligjin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco