EMRI-FOTO/ U kap me 3 kg kokainë dhe çantë me para, shqiptari u ndoq këmba këmbës ….

EMRI-FOTO/ U kap me 3 kg kokainë dhe çantë me para, shqiptari u ndoq këmba këmbës ….

21:53, 01/07/2020
A+ Aa A-

Një shtetas shqiptar u dënua me 4 vjet burg pasi pranoi furnizimin me  kokainës dhe pastrimin e parave.

Amir Shkrela, 27 vjeç, ishte subjekt i një hetimi nga dy institucionale në Britani.

Shkrela, banues në Goldhawk Road, Londër, ishte nën mbikëqyrje nga oficerët më 23 maj 2020 kur u pa teksa hipte në sediljen e pasagjerit të një makine me dy çanta.

Oficerët ndërhynë dhe e arrestuan, dhe bashkë me të u kapën edhe tre kg kokainë në çanta.

Një kontroll brenda mjetit u kapën edhe rreth 181,000 paund, dhe një dokument e rremë identiteti me fotografinë e Shkrela në të.

Dje në Gjykatën e Kurorës së Inner London, Shkrela u deklarua fajtor për furnizimin me drogë të kokainës, pastrim parash dhe posedim të një dokumenti të identitetit të rremë. Ai u dënua me 4 vjet burg.

Matt McMillan, hetues nga Partneriteti për Krimin e Organizuar tha: “Ky është edhe një sukses tjetër për OCP – duke demonstruar se forcat e kombinuara të Shërbimit të Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit janë angazhuar për të mbrojtur publikun dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë“.

“Sekuestrimi i drogës dhe parave të gatshme ka një ndikim të madh në grupet më të gjera të krimit të organizuar që janë të përfshirë në shpërndarjen e drogës, dhe i pengon ata të investojnë fitimet e tyre”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco