EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën gruaja shqiptare

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, humb jetën gruaja shqiptare

21:53, 01/07/2020
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Modena, Itali, ku ka humbur jetën një grua shqiptare.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Modenas dhe viktimë ka mbetur 47-vjeçaraja Violeta Caka.

Siç shkruajnë mediat italiane, gruaja ka qenë duke udhëtuar me makinën e saj.

Ajo kishte humbur kontrollin e mjetit dhe kishte dalë në korsinë tjetër.

Në këtë moment, makina është goditur nga një mjet ‘Fiat Punto’, duke e lënë shqiptaren të plagosur rëndë. Ajo ka humbur jetën pak orë më vonë.

Sipas medieve italiane, gruaja ishte e martua dhe nënë e 3 fëmijëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco