‘Largohuni nga vende si Shqipëria’- Austria lëshon nivelin më të lartë të alarmit

‘Largohuni nga vende si Shqipëria’- Austria lëshon nivelin më të lartë të alarmit

12:48, 01/07/2020
A+ Aa A-

Austria ka lëshuar nivelin më të lartë të alarmit për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ditën kur BE lejoi vetëm dy vende nga gjashtë që të jenë pjesë e listës së sigurt.

Sipas BBC, Austria ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për gjashtë vendet: Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.

Sipas BBC, kategoria e gjashtë e paralajmërimit prek të gjitha udhëtimet drejt Ballkanit Perëndimor dhe rekomandon që austriakët të rikthehen nga këto vende menjëherë.

Ata që do të rikthehen, ose do të përballen me karantinë 14-ditore, ose duhet të tregojnë prova të një testi negativ për Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Sipas BBC, këto vende të Ballkanit kanë njohur një rritje të ndjeshme të rasteve me koronavirus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/07/2020 15:34

PIKËRISHT JANË KËTO 6 VENDET E MBRAPSHTA TE EVROPËS, KU JETA E NJERIUT PËR QEVERITARËT E POLITIKANËT PËRKATËS NUK VLEN FARE, PO FARE, FARE!!!. NJERËZIT E KËTYRE VENDEVE, PREJ KËTYRE RRACE TË SHPIFUR POLITIKANËSH, SHIKOHEN VETEM SI FLETA VOTIMI PËR TË ARDHUR NË PUSHTET, DUKE U MBËSHTETUR FUQISHËM EDHE NGA DIPLOMATËT DHE POLITIKANËT MË TË NDYRË EVROPIANË DHE AMERIKANË!!!! BE DHE SHBA DUHEJ TA KISHIN DHËNË ALARMIN, TË PAKTËN, QYSH PËRPARA 4 VITESH!!! SOT KËTO JANË THJESHT PASOJAT E POLITIKAVE TË TYRE!!!

Shto koment

Denonco