Makina u nda në dysh, nëna shqiptare e tre fëmijëve humb jetën tragjikisht

Makina u nda në dysh, nëna shqiptare e tre fëmijëve humb jetën tragjikisht

20:08, 30/06/2020
A+ Aa A-

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12.30 në Unazën e Vignolas në Itali.

Violeta Caka, me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve humbi jetën në rrethana tragjike pasi makina me të cilën po udhëtonte për në punë u nda në dysh pasi u përplas nga një tjetër makinë.

Sipas medias italiane, nëna shqiptare banonte në Marano të Napolit.

Ajo po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, ku u godit sërish nga një Fiat Punto.

Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë.

Fatkeqësisht ndihma e shpejtë nuk mundi të bënte asgjë për gruan.

Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco