Koronavirusi/ Ndërron jetë mjeku i njohur, Arjan Pushi

Koronavirusi/ Ndërron jetë mjeku i njohur, Arjan Pushi

14:27, 30/06/2020

Mjeku i njohur, Arjan Pushi ndërron jetë nga koronavirusi.

"Ministria e Shëndetësisë njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të profesorit të Fakultetit të Mjekësisë Arjan Pushi, i cili, referuar shërbimit infektiv, ndërroi jetë pak momente më parë në spitalin Infektiv, i prekur nga COVID19, pavarësisht përpjekjes maksimale të stafit mjekësor. 

Prof. Arjan Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë. 

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime famljarëve dhe miqve të profesor Arjan Pushit," njofton MSH.

Arjan Pushi është mjeku i parë, i cili ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa është personi i 63-të që ndërron jetë nga Covid-19 në vendin tonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco