E rëndë në Dibër/ Djali dhunon nënën e tij, plagos me thikë dhe ...

E rëndë në Dibër/ Djali dhunon nënën e tij, plagos me thikë dhe ...

12:50, 30/06/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërçisht të Dibrës.

45-vjeçari i identifikuar si Florian Abazi, ka qëlluar me thikë një person të identifikuar si, Bexhet Meda, duke e plagosur rëndë.

Por Abazi nuk është ndaluar me kaq. Ai ka dhunuar edhe nënën e tij, Shkëndije Abazi.

Lajmi bëhet i ditur nga burimet policore të Dibrës.

Policia thotë se ka vënë në pranga autorin e dy ngjarjeve, Florian Abazi.

Bexhet Meda është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco