Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Njëri me dokmenta fallso e tjetri aksidentoi këmbësorin, arrestohen dy persona në Durrës

Njëri me dokmenta fallso e tjetri aksidentoi këmbësorin, arrestohen dy persona në Durrës

12:10, 30/06/2020
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka njoftuar se janë arrestuar dy persona gjatë ditës së sotme.

Një u arrestua pasi tantoi të kalonte kufirin në Portin e Durrësit me dokumenta të dyshuara si te falsifikuara.

Ndërsa tjetri u arrestua pasi duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka aksidentuar shtetasin S. D., 78 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve tij.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. B., 32 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. C., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip "Ford", ka aksidentuar shtetasin S. D., 78 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco