Rëndohet bilanci: 7 persona në terapi intensive, 3 të intubuar

Rëndohet bilanci: 7 persona në terapi intensive, 3 të intubuar

11:28, 30/06/2020
A+ Aa A-

ISHP ka konfirmuar 69 sot raste me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 371 testime.

Ndërkohë mësohet se kanë ndërruar jetë tre persona. Të vdekurit janë një 44-vjeçare nga Durrësi si edhe dy persona nga Tirana, njëri 79 vjeç dhe tjetri 85 vjeç.

Me të vdekurit e sotëm, numri total i viktimave nga koronavirusi në vend shkon në 62.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.

Në Spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco