Udhëtonin në të njëjtin autobus nxjerr thikën dhe tenton ti vjedhë çantën një gruaje

Udhëtonin në të njëjtin autobus nxjerr thikën dhe tenton ti vjedhë çantën një gruaje

11:17, 30/06/2020
A+ Aa A-

Tentoi t’i vidhte çantën një shtetaseje, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, arrestohet në flagrancë nga Policia 56-vjeçari.

Arrestimi i shtetasit V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh, u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

 

Gramsh

Tentoi t’i vidhte çantën një shtetaseje, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, arrestohet në flagrancë nga Policia 56-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobuzin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" e mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco