Atentati ndaj nipit të deputetit/ Ndalohet i dyshuari, vjen denoncimi i fortë

Atentati ndaj nipit të deputetit/ Ndalohet i dyshuari, vjen denoncimi i fortë

10:32, 30/06/2020
A+ Aa A-

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Fatjon Harushës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar një 33 vjeçar nga lagja “Mark Lula” në Shkodër. Mësohet se i riu kishte thyer masën e “arrestit shtepiak” duke shkuar për të qëlluar Harushën.

"Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër," njoftoi policia.

Harusha është djali i xhaxhait të deputetit të PS, Luan Harusha.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri dje një denoncim të fortë nga qytetari dixhital.

"Doktor, përshëndetje nga Shkodra.

Atentat Fatjon Harushës dhe një femre që ka qenë me të. Atentat ne Vukatanë në dalje të Shkodrës, por jo për çudi Harusha, djali i xhaxhait i Luan Harushës po udhëtonte me makinen e drejtoreshës së transportit rrugor Shkodër, EGLA MIRASHI (e emëruar nga deputetit). Kësaj makine para një muaji i është vendosur tritol, por është pikasur nga e zonja. Ngjarja nuk po zbardhet dhe kena frikë me dalë rrugëve në Shkodër, pardje armë, sot armë, zot na ruaj ku jetojmë"

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco